“7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne”/Rama ironi me opozitën: Del ndonjë kukumjaçkë e thotë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruante se boll ka qëndruar 12 vite në pushtet, kryeministri Edi Rama tha se nuk qëndron në këtë post për veten e tij, por për vendin. Rama tha se misioni i tij është integrimi i vendit në Unionin evropian, ndërsa e “ftoi” edhe komentuesin të bëhet pjesë duke i dhënë votën PS.

Rama përmendi rastin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel për vitet që ka qëndruar në pushtet. Komentoi gjithashtu edhe sulmet që ka marrë për batutën se gjysma e burrave janë “çyrykë”. Sipas tij, është e turpshme që njerëzit të votojnë për kënetën.

“Unë s’po kërkoj asgjë për veten time. Nuk është për veten time apo për karrigen ku jam ulur. Këtu është misioni im dhe i PS, të ftoj ta bësh edhe misionin tënd që ta bëjmë Shqipërinë në BE. Për këtë rri në detyrë. Sa i përket viteve, numëro sa kanë ndenjur jo një por më shumë se një kancelar në Gjermani, dhe pyete veten po gjermanët janë diktaturë apo popull çyryk. Asnjëra dhe as tjetra, kështu edhe shqiptarët. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk. Siç i bëjnë ata që duke mu hedhur mua nëpër ato moçalet televizive që më hidhen se pse bëj një batutë se gjysma e burrave janë çyrykë. Ndërkohë kjo batutë ka një të vërtetë brenda kur mendon se një pjesë e madhe e burrave preferojnë kënetën, se ta thoshin se duam Ramën dhe PS, dhe po votojmë Stamo Dumon, ok! Po kënetën përsëri? Ça t’i thuash? Politikisht është skandaloze. Patriotikisht është skandaloze. Europianisht është skandaloze nga të gjitha anët. Është thjesht turp të mendosh se Shqipëria mund  të përfaqësohet nga këneta.”, u shpreh Rama. Më tej, ironizoi edhe për kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.

Lexo edhe :  SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

“Por janë se për mua dhe për  ne 7×7 nuk bëjnë 6 milionë. Por për ty dhe për të gjtihë ata që pijnë ujë kënete që në mëngjes dhe më pas e derdhin këtu nuk bën përshtypje 7×7 mund të bëjnë edhe 6 mld dhe nëse janë të kënetës për ju janë ok dhe më pas në mënyrën më të pacipë del ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë se mirë se s’ka ndonjë gjë kjo se kaq është x shishe verë që pi Rama. Po ku di ai se çfarë bën Rama në jetën e tij private. Apo hedh njëri një gur në lum, dhe futen 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot. Në këtë rast gurin e hedh njëri dhe ata që hidhen për ta nxjerrë janë të gjithë gjysmakë e çyrykë.”, shtoi Rama. /e.t

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV