“S’do ketë më investitorë strategjikë”, Lapaj takohet me njësitë e biznesit në Vlorë

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në njësitë e biznesit në Vlorë.

Lapaj theksoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” gjatë mandatit të saj do të ulë taksat për biznesin e vogël dhe do të sjellë shumë risi në shëndetësi, si dhe u bëri thirrje të rinjve që t’i japin një mundësi për të ndryshuar Shqipërinë.

“Do të ulim taksat e biznesit të vogël. Programi ynë do të sjellë shumë risi edhe në shëndetësi. Shpopullimi ka sjellur edhe mungesën e konsumit. Na jepni një mundësi në datën 11 maj që të ndryshojmë Shqipërinë”.

“Në lidhje me pronat ne parashikojmë ngritjen e një taskë force nga kryeministri i cili për 24 muaj do të bëjë një hartëzim të gjithë Shqipërisë dhe do të bëjë konvertimin në zonat bregdetare. Ne do të ndalojmë ligjin për investimet strategjike”,- tha Lapaj. m.p.