Shpëtim Idrizi takim me të rinjtë: Më 11 maj ndryshoni të ardhmen dhe sillni shpresën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me studentë dhe të rinj në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, ku iu drejtua me një thirrje të qartë për t’u angazhuar në jetën publike dhe politike të vendit.

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me shpopullim, Idrizi theksoi se të rinjtë janë forca më progresiste e shoqërisë.

“Ata janë studentët, janë rinia ata që i dalin ballë shoqërisë kur sot Shqipëria po shpopullohet, kur ne jemi një vend me ekonomi që nuk prodhon dhe po mungon shpresa. Të rinjtë janë forca progresiste e cila në çdo kohë sjell ndryshime të mëdha”, u shpreh Idrizi.

Shpëtim Idrizi pati një mesazh të qartë, që sot kur të rinjtë po humbin shpresën, ata duhet më shumë se kurrë të angazhohen dhe të jenë pjesë e ndryshimit të elitave.

Ne jemi në një kohë të ndryshimeve globale, të ndryshimeve të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, ndaj dhe të rinjtë duhet të jenë pjesë e angazhimit qytetar për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

“Të rinjtë gjitmonë sjellin ndryshimin sepse janë forca më progresive. Në këtë rrugëtim 33-vjeçar ku ne mendonim që Shqipëria do ndryshonte ka një gjë që na mundon të gjithëve, jemi në një moment ku sot Shqipëria po shpopullohet, jemi në një moment ku ekonomia jonë është një ekonomi që nuk prodhon.

Kur flasim për patriotizëm modern ne kemi parasysh faktin që një ndër gjërat që duket sikur nuk funksionon dhe sikur ka një mungesë shprese është fakti se ne jemi pasiv. Jemi kritikuesit më të mëdhenj por jemi të gjithë njerëz të pa angazhuar. Pra ne e shohim politikën nga jashtë dhe themi kjo s’bën, ajo s’bën dhe ndërkohë rrimë pasiv. Që një vend të prosperojë ka nevojë për qytetarë të angazhuar që marrin pjesë, ka nevojë për qytetarë që të përfshihen në politikë. Ju keni për detyrë, ju sugjeroj që mos të rrini pasiv, pra bëhuni qytetarë të angazhuar.

Lexo edhe :  Berisha 'kërcënon' Ramën: I caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se s'do i gëzojë!

Një qytetar i angazhuar është ai që kërkon dhe ka të drejtë të kërkojë llogari dhe është ai që përfshihet vetë në të. Pushtet ka vetëm në shoqëritë autoritariste apo diktatoriale. Ne kemi jetuar në pushtetin e kohës së diktaturës së proletariatit. Sot nuk ka pushtet. Pushtetin e kanë në 11 maj qytetarët, e keni ju dhe politika është shërbim publik në të mirë të qytetarëve. Të gjithë ata që ne i mbajmë me taksat tona dhe shënjojnë jetët tona, janë thjesht shërbëtorë publikë”, tha ai.

Në takim ishte e pranishme edhe deputetja Mesila Doda, e cila rikujtoi rolin historik të të rinjve në vitet ’90 në rrëzimin e diktaturës.

Ajo theksoi nevojën që të rinjtë të marrin sërish në dorë fatin e vendit, duke u bashkuar në votën e 11 majit.

“Në vitet ’90 studentët rrëzuan një regjim diktatorial sepse kishin ideale dhe donin të ndryshonin vendin. Po sot të rinjtë duhet që të jenë aktivë për të ndryshuar vendin, ashtu siç në protestat e tyre kanë kërkuar çdo të drejtë”, u shpreh Doda./E.S

Të fundit

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht...

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Lajme të tjera

Web TV