Ushqimi që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.

Sipas një studimi të ri, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër. Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.

Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.

Çfarë tregon studimi?

Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.

Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm. Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.

Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin. Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqehuni shëndetshëm.

Yndyrat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.Shmangni yndyrat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.

Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.

Këto yndyra mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat./E.Ç

Të fundit

Rama takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë (VIDEO)

Kryeministri Rama ka thirrur ne takim deputetet e zgjedhur te Tiranes së bashku me përfaqësues të bashkisë Tiranë. Burime bejne...

Ndjekja si në filma në ish-Bllok, si tentoi Skerdi Sina t’i ikte policisë në rrugica

Ngjarja e djeshme në zonën e Bllokut ishte si në filma, një operacion policor ku efektivët u detyruan të ndiqnin një makinë, pasi të...

Gjermani, 4 persona plagosen me sëpatë në tren

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë ku 4 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi më sëpatë në një...

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes së ligjit të ri për...

Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”. Kjo është vetëm hera e pestë që...

Lajme të tjera

Web TV