Arben Morina: “Fisnikët” gati për start ekspozita e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piktori i njohur është gati të hapë ekspozitën e re me portrete të familjarëve, e cila do të mbajë titullin “Fisnikët”

Nga Leonard Veizi

Talenti i tij rrjedh si ujëvarë. Dhe në Firencen italiane, është më i njohur se në “Broduein” e Tiranës. Megjithëse përkohësisht ndodhet në kryeqendrën italiane të kulturës, pjesë e Veriut ku koronavirusi ka shtrirë krahët gjerësisht, Arben Morina thotë se vazhdon të pikturojë, aspak i shqetësuar prej armikut të padukshëm e mikroskopik. Disa vite më parë ai pasqyroi me një sukses të paparë 40 burrat e pavarësisë shqiptare, në një ekspozitë e cila u hap në hollin e godinës së Kryeministrisë. Edhe më herët Morina me penelin e tij kishte shëtitur në oborret e fisnikëve, duke u dhënë princeshave evropiane shëmbëlltyrat e tyre në kanavacë. Ndërsa sot Arben Morina ka vendosur t’i kushtohet vetes dhe njerëzve të tij, në një seri portretesh familjare që do të rrëfejnë për rrugën dhe bëmat e fisnikëve të vjetër të trungut të tij. Për “Fjala”, piktori i njohur thotë për njëfarë kohe, ashtu si dhe të tjerët ka qëndruar brenda  në shtëpi, duke u përpjekur në maksimum të zbatojë rregullat dhe këshillat e specialistëve. Por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë punën. “Situata që po kalojmë nuk mendoj se frymëzon shumë. Pse e them këtë? Secili nga ne dhe të gjithë së bashku po “luftojmë” me një armik të padukshëm e të panjohur, me një virus vdekjeprurës. Kjo situatë krijon një gjendje stresi dhe nuk lë shumë vend për frymëzime artistike. Pavarësisht nga kjo, unë po pikturoj për një projektin tim të hershëm, portretet e familjarëve, të paraardhësve të mi, që nga stërgjyshat nga ana e nënës e babait e deri te brezat më të rinj. Gjithë kjo punë do të finalizohet me hapjen e një ekspozite personale vetëm me portrete dhe figurën humane, të cilën do ta titulloj “Fisnikët”, thotë piktori i njohur. Në situata të vështira ai si artist thotë se me artin e tij kërkon t’u japë njerëzve kënaqësi shpirtërore, duke prekur kordat e tyre të ndjeshmërisë. E sipas Morinës, kjo është edhe filozofia e jetës së tij./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  “Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

Të fundit

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera...

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri më sot — dhe nuk...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV