“Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim”. Ministri serb provokon hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marko Gjuriç i konsideron serbët, “një popull të zbritur nga qielli” dhe “ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën e tyre, jo pushtues. Ministri i jashtëm i Beogradit nuk ndalet me kaq në delirin e tij dhe humbjen me prekjen e realiteti, por madje lëshon edhe një kërcënim.

“Duhet të sillemi si një popull qiellor këtu në tokë. Shpresoj se do të jemi të denjë për këtë dhe se do t’i kujtojmë fjalët e Patriarkut Pavle se do ta kemi Kosovën kur të jemi të denjë për të”, tha Marko Gjuriç, ministër i jashtëm i Serbisë.

Gjuriç pretendon pa asnjë provë se 10 nga 38 komuna të Kosovës janë me shumicë serbe, por jetojnë edhe komunitete të tjera, shkruan A2 CNN.

“Askush nuk i pyeti nëse donin të ishin pjesë e të ashtuquajturit projekt i Kosovës së pavarur. Lufta për të ruajtur shtetin serb në Kosovë është diçka që është detyrë e të gjithë shoqërisë, diçka që është një projekt shumëgjeneracional, për të cilin kam një dozë të shëndetshme optimizmi pavarësisht rrethanave të vështira, duke pasur parasysh faktin se treguesit tanë demografikë në zonat serbe janë ende të favorshëm, familja mesatare serbe në jug të Ibrit ende ka pesë anëtarë, mbështetja që shteti dhe qeveria ofrojnë është e tillë që në aspektin material tejkalon gjithçka që gëzon populli ynë në pjesë të tjera të vendit, dhe shpresoj që me rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare, qëndrimin e ndryshuar të disa shteteve që morën pjesë në krijimin e atij projekti, kjo do të kontribuojë që gjërat të ndryshojnë në favorin tonë”, tha Gjuriç.

Ai kërcënoi se kjo luftë për Kosovën do të zgjasë shumë gjatë, teksa u shpreh me bindje se rezultati përfundimtar do të jetë me marrjen nën pushtim të tokës së pavarur. e.t.

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV