“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me PD-në pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas Lesit, kreu i PD, ‘Berisha ishte problemi në këto zgjedhje’, teksa argumentoi se kryedemokrati nuk krijoi frymë, besim si në vitin 2024.

Sakaq si shtroi emrat si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, të cilët grumbulluan shumë vota për PD dhe se sollën një frymë të re.

Ilir Alimehmeti ishte një nga kandidatët më të votuar të PD në zgjedhjet e 11 Majit, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit.

“Problemi në këto zgjedhje për mua ishte PD ose doktor Berisha. Në këto zgjedhje ishte problem Berisha. Kur themi PD themi Berisha. Tha prerë që nuk do futemi në zgjedhje pa qeveri teknike. Hyri në zgjedhje. Nuk duhej kurrsesi, duhej një figurë që të mos ishte fare as ish-deputet apo ish-ministër.

Ishte një Berishë tjetër në 2004, krijoi besim, figurë. Kishte frymë, ketë herë nuk kishin besim njerëz. Pra, problemi është doktori. Përherë një fushatë e karikon njerëzit por duhej bërë analizë. Doktori për mua, që nuk do e japë dorëheqjen, duhet të ikte. Ka sa të duash emra të rinj. Ke Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun. I sollën një frymë të re PD. Ke Tomor Alizotin, Agron Gjekmarkaj. Do i marri në 2029 ai, në mbretëri do e kthejë.”, u shpreh ai. m.p.

Të fundit

“Dua të vdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa super dedikim për partnerin

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër këngëtaret hit dhe më të dashurat nga publiku shqiptar...

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në "Anfield" dhe verën e...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV