Familja shqiptare Xhaferi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan, Donad Trump, në kuadër të një nisme të organizatës “Make a Wish Foundation”.
Kjo vizitë u realizua në shenjë vëmendjeje për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë djalin e madh të familjes. Gjatë takimit, Presidenti i dhuroi djaloshit një monedhë simbolike, si kujtim i këtij momenti të veçantë në Uashington.
“Make-A-Wish” (Shpreh një Dëshirë), është organizatë bamirësie që u plotëson dëshira fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe synimi është që të krijojnë kujtime pozitive, shprese dhe lumturi për këta fëmijë dhe familjet e tyre. m.p.