Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në librat e autores J.K. Rowling.

Dominic McLaughlin, Arabella Stanton dhe Alastair Stout do të portretizojnë Harry Potterin, Hermione Grangerin dhe Ron Weasleyn – rolet ikonike që dikur u bënë të njohura falë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint.

Kasti është përzgjedhur pas një audicioni të hapur që tërhoqi mbi 30,000 fëmijë nga mbarë bota.

“Është një mrekulli më vete të shohësh talentin e këtyre tre aktorëve të veçantë – mezi presim që bota të përjetojë magjinë e tyre bashkë në ekran”, thuhet në deklaratën e përbashkët të regjisores dhe drejtueses së serialit, Francesca Gardiner, dhe producentit ekzekutiv e regjisorit Mark Mylod.

Të tre aktorët janë në fillimet e karrierës së tyre kinematografike.

Dominic McLaughlin, një aktor nga Skocia, pritet të shfaqet në komedinë e ardhshme Grow, përkrah Nick Frost dhe Golda Rosheuvel, si dhe në serialin aksion të BBC-së Gifted.

Arabella Stanton ka luajtur rolin kryesor në shfaqjen Matilda: The Musical në teatrin West End, ndërsa Alastair Stout është gjithashtu një emër i ri në skenë.

Në rolet dytësore do të paraqiten edhe aktorë të njohur si John Lithgow si Albus Dumbledore, Janet McTeer si Minerva McGonagall, Paapa Essiedu si Severus Snape, Nick Frost si Rubeus Hagrid, Luke Thallon si profesori Quirinus Quirrell dhe Paul Whitehouse si Argus Filch.

Pritet që në vijim të zbulohen edhe emra të tjerë nga kasti.

J.K. Rowling, autorja e sagës, do të jetë producente ekzekutive e serialit, ndërsa HBO ka theksuar se projekti do të jetë një “adaptim besnik” i librave origjinalë.

Lexo edhe :  E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Seriali pritet të zgjasë të paktën një dekadë, duke i dhënë hapësirë më të madhe rrëfimit të detajeve dhe linjave të personazheve që shpesh munguan në filmat për shkak të kufizimeve kohore.

Xhirimet nisin këtë verë në studiot “Warner Bros” në Leavesden të Britanisë, dhe sezoni i parë pritet të transmetohet në vitin 2026 në platformën HBO Max./E.Ç

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV