Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend.
Ai ka bërë një analizë të arsyes së përse PD-ja doli e humbur nga zgjedhjet e 11 majit.
“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”,-tha ai.
Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike për kandidatë për deputet, e që prej atij momenti zoti Sula është larguar edhe nga partia. I pyetur nëse do donte të rikthehej në Partinë Demokratike, ish-deputeti u përgjigj:
“Unë atë prag nuk e kaloj. Sa të jetë Berisha nuk shkoj. S’ka vend për mua aty! Ma ka mbyll derën baba. Në nëj vend kur nuk të dëgjojnë dhe nuk të pranojnë, unë nuk trokas në derë, prandaj jam jasht”,-tha zoti Sula./kb