Real Madrid “detyrohet” të nxjerrë në shitje dy lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid ka filluar nga puna për të bërë gati plotësisht ekipin bazë për sezonin e ardhshëm. Deri tani ka zyrtarizuar trjnerin Xabi Alonso si dhe ka bërë dy përforcime: Dean Hujisen për 60 milionë euro dhe Alexander-Arnold si lojtar i lirë.

Klubi madrilen ka në plan të bëjë të tjera përforcime, ndaj duhet krijuar hapësia e nevojshme për prurjet e reja. në këtë situatë, Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në shitje dy mbrojtësit, David alaba dhe Fran Garcia. Mbrojtësi austriak i cili mbërriti me pritshmëri të larta, por nuk ka shfaqur nivelin që pritej, për shkak edhe të dëmtimeve të shumta.

Përveç kësaj, paga e tij është shumë e lartë, rreth 22.5 milionë euro në sezon, duke e bërë të vështirë për klubin të bëjë blerje të tjera të rëndësishme. Kjo është arsyeja kryesore pse Real Madrid e ka nxjerrë në shitje. Deri tani ka pasur disa oferta për Alaba, më konkretja vjen nga Charlotte FC, ekipi i MLS, është i gatshëm të paguajë afërsisht 8 milionë euro për mbrojtësin austriak.

Ndërsa Fran Garcia nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit, për këtë arsye është nxjerrë në shitje. Bournemouth ka treguar interes për të gjatë merkatos dimëore, dhe tani flitet për një ofertë midis 15 dhe 20 milionë euro, një shumë që klubi madrilen do të ishte i gatshëm ta pranonte. Këto shitje do ta ndihmonin Real Madridin të ulte shpenzimet e pagave dhe të kishte më shumë para për të nënshkruar me lojtarë të rinj për të rifreskuar ekipin. m.p.

Të fundit

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga...

Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

Nga Indrit Vokshi PD ka "vjedhur" 612 vota, PS vetëm 380. Sali Berisha e pajisi narkoshtetin me çertifikatë pastërtie. Tani Edvini i Zi i Drogës...

Prodhimi për orë pune në Shqipëri, 35% më i ulët se rajoni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve...

Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm, Danimarka fut gratë në ushtri

Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për gratë në ushtri. Ky veprim...

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit,...

Lajme të tjera

Web TV