“Do jap 99% të pasurisë për Afrikën!” Bill Gates fal 200 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 viteve të ardhshme për përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në Afrikë.

Themeluesi 69-vjeçar i Microsoft tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur nga kryeqyteti etiopian, Addis Ababa, ai u bëri thirrje inovatorëve të rinj afrikanë të mendojnë se si mund ta shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Në fillim të majit, Gates njoftoi se do të dhuronte 99 përqind të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij do të ndërpresë veprimtarinë. “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që ‘vdiq i pasur’ nuk do të jetë një prej tyre“, shkroi ai në blogun e tij.

Por edhe nëse dhuron 99 përqind të pasurisë së tij, ai do të jetë ende miliarder. “Afrika është lënë kryesisht prapa në sistemin tradicional bankar dhe tani keni një mundësi, ndërsa ndërtoni gjeneratën e ardhshme të sistemeve të kujdesit shëndetësor, të mendoni se si inteligjenca artificiale integrohet në to”, tha ai.

Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se ajo tashmë po përmirëson shërbimet e saj.

Fondacioni Gates, siç vëren BBC, tha se ka tre përparësi: t’i japë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të sigurojë që brezi i ardhshëm të rritet i lirë nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse dhe të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria. m.p.

Të fundit

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV