Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon me Cesenan është vënë në radarët e tre klubeve të njohura italiane.

Sipas raportimeve nga mediat tej Adriatikut, interes konkret për 22-vjeçarin kanë shfaqur Bologna, Torino dhe Fiorentina.

Të treja skuadrat janë në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv dhe kanë identifikuar Shpendin si një profil premtues, me potencial për t’u përshtatur në nivelin më të lartë të futbollit italian.

Cesena, që dështoi të ngjitet në Serie A këtë sezon është e hapur për shitjen e sulmuesit, sidomos në kushtet kur lojtari ka fituar vëmendjen e klubeve të elitës. Klubi bardhezi e vlerëson kartonin e Shpendit me rreth 15 milionë euro dhe ai është nën kontratë deri në vitin 2028. m.p.

Të fundit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV