Operacion i madh anti-drogë në Kosovë, arrestohen 22 persona, bastisje në disa lokacione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një grup të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.

“Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘krim i organizuar’, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit ‘SkyECC’”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga autoritetet e drejtësisë, të cilat e kanë urdhëruar nisjen e hetimeve.

SkyECC është aplikacion mesazhesh të enkriptuara, në të cilin fitohet qasje përmes abonimit.

Policia ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, dhe në to janë bastisur 47 lokacione.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të konsiderueshme materiale, lëndë narkotike, 129 vetura, para të gatshme, dhe janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë eurove.

Në mesin e mallrave të sekuestruara janë edhe “nëntë orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1.569 fishekë të ndryshëm, 1.292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme”.

Operacioni, i ashtuquajtur “Qielli i Thyer”, është mbështetur nga shkëmbimi efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe EUROPOL-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor.

Policia dhe autoritetet e drejtësisë kanë thënë se ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar. m.p.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV