Ndeshja Shqipëri-Serbi, sulmuesi serb: Nuk kemi frikë nga shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse pritet që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë i mbushur plot me tifozë shqiptarë, lojtarët e Serbisë kjo nuk duken të shqetësuar.

Aleksandar Katai, anësori i sulmit të Serbisë, mendon se atmosfera e nxehtë në “Arena Kombëtare”, nuk do të jetë problem për futbollistët e ekipit të tij. Lojtari ka folur para mediave për grumbullimin me përfaqësuesen dhe padyshim është ndalur të cilësitë e Shqipërisë që ka përballë këtë të shtunë, si dhe pritjen e zjarrtë që do të jetë nga tifozët shqiptarë në stadium.

Ndër të tjera, Katai vlerësoi Asllanin, duek thënë se Shqipëria ka lojtarë me nivel të lartë që luajnë në pesë ligat më të mria të Evropës.

“Na pret një atmosferë e nxehtë, por mes shumë ndeshjeve me klubet në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, thjesht mësohesh me çdo gjë dhe padyshim asgjë nuk mund të më shqetësojë me në këtë aspekt. Në të kundërt, çdo lojtar e pëlqen një ambient të tillë, më mirë se sa të luash pa tifozë. Kjo është një ndeshje e këndshme për ta vërtetuar këtë.

Shqipëria është një skuadër e ngjashme me Serbinë sa i përket përbërjes, në aspektin se ata kanë shumë lojtarë që luajnë jashtë, lojtarë që aktivizohen në klube të ndryshme në Evropë. Ata kanë pjesën më të madhe të lojtarëve në Serinë A, por kanë lojtarë që luajnë në Bundesligë, në Premier Ligë. Ata kanë një futbollist i cili luajti në finalen e Ligës së Kampioneve, Asllanin. Kjo tregon se sa cilësi kanë.

Ata kanë cilësi, por edhe ne kemi. Na pret një ndeshje e vështirë, uroj që t’ia dalim ne si fitues”, tha anësori i sulmit i cili aktivizohet te Crvena Zvezda. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje...

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Lajme të tjera

Web TV