Mashkulli dhe femra më perfekte në botë, del verdikti i britanikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i veçantë nga aplikacioni i takimeve “Wisp” ka hedhur dritë mbi se cilat janë tiparet më të dëshirueshme të një partneri ideal – sipas 1,200 beqarëve britanikë që ndërtuan “partnerin perfekt” duke zgjedhur pjesë të ndryshme nga fytyra dhe karakteri i personazheve të njohur të Britanisë. Nga flokët e Jason Statham te humori i Jeremy Clarkson dhe qëndrimi i Emma Willis, ky kombinim i pazakontë është futur edhe në sistemin e inteligjencës artificiale për t’u vizualizuar.

Burri ideal: Pa flokë, me sy blu dhe me humor therës

Në krye të listës për flokët më të dëshirueshme është Jason Statham, me 53% të të anketuarve që preferuan kokën e tij pa flokë ndaj emrave si David Beckham apo Harry Styles. Syte blu të Piers Morgan morën 41% të votave, duke lënë pas Idris Elbën (33%) dhe Jamie Dornan (6%).

Hunda më të preferuar e kishte Sam Thompson (29%), ndërsa goja e Jamie Laing nga “Made in Chelsea” ishte zgjedhja e parë për 51% të të anketuarve. Trupi ideal? Ai i boksierit Tommy Fury, që la pas Joe Wicks dhe Anthony Joshua.

Zëri më tërheqës sipas beqarëve britanikë e ka Richard Ayoade, me 56% të votave, përpara aktorit Tom Holland (28%). Kur vjen puna tek humori, Jeremy Clarkson ishte zgjedhja kryesore me 41%, duke tejkaluar Romesh Ranganathan (29%) dhe Mo Gilligan (17%).

Për qëndrim dhe karizëm, Gary Lineker – ish-futbollist dhe analist – u përzgjodh si modeli më ideal, para Danny Jones dhe Simon Cowell.

Gruaja ideale: Flokët bionde, buzët e plota dhe personalitet i fortë

Nga ana tjetër, “gruaja perfekte” sipas këtij sondazhi nis me flokët bionde të Molly-Mae Hague, të preferuara nga 45% e të anketuarve. Ajo lë pas Rose Ayling-Ellis (23%) dhe Zara McDermott (21%).

Lexo edhe :  Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Sytë më të bukur? Michelle Keegan, e ndjekur nga Florence Pugh dhe Dua Lipa. Hunda më e pëlqyer ishte ajo e prezantueses Maya Jama (33%), ndërsa buzët e Jesy Nelson morën pothuajse gjysmën e votave (48%).

Përsa i përket trupit ideal, Amanda Holden ishte zgjedhja kryesore me 38%, përpara Sophie Habboo (37%) dhe Abbey Clancy (16%), shkruan A2 CNN.

Zëri më tërheqës? Cat Deeley (39%), me AJ Odudu ngushtë pas saj (38%). Kur flasim për humor, Harriet Kemsley u përzgjodh nga 45% e pjesëmarrësve, ndërsa për qëndrim dhe personalitet, Emma Willis doli në krye. m.p.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV