Më në fund! Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për paqen me Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer këtë javë memorandume në të cilat secila palë paraqet pritshmëritë për përfundimin e luftës që nisi në shkurt të vitit 2022. Megjithëse Kremlini ka deklaruar se nuk pritet një marrëveshje e menjëhershme, negociatat janë ende në zhvillim dhe disa pika të përbashkëta janë arritur.

Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë, Dimitri Peskov, konfirmoi se “është gabim të priten vendime të menjëhershme”, por theksoi se “puna po vazhdon dhe janë arritur marrëveshje të rëndësishme në Stamboll”, shkruan A2 CNN.

Një prej këtyre marrëveshjeve është shkëmbimi më i madh i të burgosurve që nga fillimi i luftës. Sipas Peskov, Rusia është në pritje të përgjigjes së Ukrainës ndaj memorandumit të saj, i cili përfshin tri kërkesa kryesore: njohjen e territoreve të aneksuara si pjesë e Rusisë (Krimeja, Donetsku, Lugansku, Zaporizhzhia dhe Hersoni), organizimin e zgjedhjeve të reja në Ukrainë dhe reduktimin e ushtrisë ukrainase deri në atë pikë që të mos konsiderohet më kërcënim për sigurinë e Kremlinit.

Këto kërkesa, sipas Rusisë, do të diskutohen vetëm në bisedime direkte me Kievin. Nga raundi i fundit i negociatave në Stamboll, Rusia ka pranuar gjithashtu vendosjen e disa armëpushimeve të përkohshme prej 2–3 ditësh në zona të caktuara dhe kthimin e ushtarëve të plagosur rëndë apo të sëmurë, si dhe të rinjve 18–25 vjeç. Ukraina, ndërkohë, ka dorëzuar një listë të fëmijëve të rrëmbyer, të cilën Rusia ka premtuar se do ta shqyrtojë. m.p.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV