“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend.

Më konkretisht, sot, 4 qershor, gara bëhet për dy projekte. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar Enver Hoxha në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në zonë e Velipojës.

“Duam të rijetëzojmë Shqipërinë që ishte, që është dhe sidomos atë që po bëhet”, theksoi  Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

I pranishëm në këtë event, ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, ai deklaroi se kjo është një rrugë e re për Shqipërinë që po “shkelet me sukses.”

“Praktikisht po shikojmë potencialin e madh për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar edhe formulat e ndërveprimit me privatin, që deri dje kanë qenë shumë bazike”, tha ai.

Më tej, tha se synohet të bëhet e njëjta punë që është realizuar me dy rezidencat qeveritare në kryeqytet.

“Sot ne hapim një nga kapitujt e punës së Korporatës shqiptare të Investimeve, që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, të cilat prej shumë kohësh kanë mbetur ashtu si rezultat i mospërdorimit, për shkak të humbjes së funksionit faktikisht. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar, njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitet të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota.  Na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i jetëzuar dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes t’i transformojë në burim të ardhurash”, deklaroi numri një i kabinetit.

Lexo edhe :  DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

“Duke bashkuar këto interesa dhe duke vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në ndërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare, bazuar te modelet më të mira në Europë”, përfundoi kreu i qeverisë./kb

Të fundit

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

Lajme të tjera

Web TV