“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25”, në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të.

Ndërkohë, sot u zhvillua një nga operacionet më të mëdha në brigjet e vendin tonë, për të cilën, ambasada e SHBA-së në Tiranë e cilëson stërvitjen vjetore më të madhe 25,000 trupa nga 29 vende aleate dhe partnere.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe pamjet, ambasada thekson se këto stërvitje janë thelbësore për të siguruar që Aleatët e NATO-s të mbeten të gatshëm për të përballuar sfidat e vërteta të sigurisë.

Postimi i ambasadës:

Sot, deti Adriatik u shndërrua në një skenë simulimi për të zhvilluar operacione detare si pjesë e #Defender25. Dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së ShBA shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare. DEFENDER 25 është stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë, që bashkon 25,000 trupa nga 29 vende aleate dhe partnere për të rritur shpërndarjen e shpejtë dhe gatishmërinë për operacione të përbashkëta. Këto stërvitje janë thelbësore për të siguruar që Aleatët e NATO-s të mbeten të gatshëm për të përballuar sfidat e vërteta të sigurisë. m.p.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV