Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me disa qindra demonstrues në ditën e dytë të protestave kundër bastisjeve ndaj emigrantëve. Sekretari I mbrojtjes Pete Hegseth paralajmëroi se Pentagoni ishte i përgatitur të mobilizonte trupa aktive në detyrë nëse dhuna vazhdon në Los Angeles, duke thënë se marinsat pranë bazës së afërt të Camp Pendleton ishin në gjendje të lartë gatishmërie.

Agjentët e sigurisë federale u konfrontuan me protestuesit të shtunën në zonën e Paramaund në juglindje të Los Anglesit, ku disa demonstrues shfaqën flamuj Meksikan. Një protestë e dytë në zonën qendrore të Los Angelesit mbrëmjen e së shtunës, mblidhi rreth 60 persona të cilët thirrën slogane kundër autoriteteve të emigracionit dhe doganave.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, sulmoi vendimin e Trumpit për të mobilizuar 2 mijë trupa të gardës, duke thënë se ai do të përshkallëzojë edhe më shumë tensionet. Sipas tij ku hap nuk ndërmerrej për shkak të mungesës së sundimit të ligjit por thjesht për spektakël. Trump shkroi në platformën sociale, truth social se nëse Newsom dhe kryebashkiakja e Los Angeles Karen Bass nuk e bëjnë dot punën e tyre, atëherë autoritetet federale do të ndërhynin për ta zgjidhur problemin.

Trazirat shpërthyen të premten pas bastisjeve që Autoriteti i Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave, zhvilloi në banesat e emigrantëve në Los Angeles. rreth 118 persona u vunë në pranga gjatë operacioneve të kësaj jave, përfshirë 44 të premten. Governatori Newsom i dënoi bastisjet, si një mizori. /E.T

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV