Cilat do jenë sanksionet e para që BE do i heqë Kosovës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit, raporton KosovaPress.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri me dije se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon për KosovaPress, se cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

 

 

“Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera”, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.

Lexo edhe :  Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave. Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.

“Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri”, thekson ajo.

Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.

“Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike”, thekson ajo.

Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj. Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.

Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme./e.t

Të fundit

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV