Kaluan fundjavën në Shqipëri, largimi i mijëra vizitorëve shkakton fluks automjetesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbarimi i fundjavës shënon edhe kthimin masiv të pushuesve nga Kosova, të cilët kanë kaluar ditët e pushimit në bregdetin shqiptar. Segmenti nga tuneli i Kalimashit deri në pikën kufitare të Morinit është përfshirë nga një fluks i pandërprerë mjetesh.

Policia rrugore është e pranishme në të dy anët e këtij segmenti për të menaxhuar trafikun, duke përdorur patrulla dhe radarë për të monitoruar shpejtësinë dhe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Për të shmangur krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta gjatë pasdites së së dielës, pika doganore e Vërmicës ka lehtësuar kalimin e lirë të automjeteve në drejtim të Kosovës.

Fluks është regjistruar gjithashtu edhe në hyrje të Shqipërisë nga pika kufitare e Morinit. Rreth 7 mijë qytetarë nga Shqipëria kanë kaluar fundjavën në zonat turistike malore të Kosovës, kryesisht në qytetin e Prizrenit dhe bjeshkët e Sharrit. Edhe kjo pikë doganore po punon me kapacitete të plota për të mundësuar lëvizje të lirë dhe për të shmangur vonesat.

Fluksi i qarkullimit pritet të arrijë kulmin në orët e mbrëmjes dhe të vijojë deri në mesnatë.

Kujtojmë se këtë fundjavë rreth 60 mijë shtetas nga Kosova dhe vende të tjera të rajonit kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës së Morinit, për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Mes tyre kanë qenë edhe shumë tifozë kuqezi, që kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen Shqipëri–Serbi në Arenën Kombëtare. m.p.

Të fundit

Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Ekipi i futbollit "Flamurtari" në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin...

Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji. A2 CNN ka siguruar edhe pamjet e...

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po shtohen çdo ditë edhe më...

Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka...

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në...

Lajme të tjera

Web TV