Ja kush përfiton pension më të lartë me ndryshimet e reja për pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi që pritet të hyjë në fuqi në korrik prek drejtpërdrejt pensionistët që dalin në pension pas 1 janarit 2025. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka vendosur që përllogaritja e pensioneve të reja do të bazohet mbi paga të rivlerësuara, me qëllim që përfitimi i pensionit të jetë më i drejtë dhe në përputhje me realitetin ekonomik të kohës. Kjo nismë synon të përmirësojë nivelin e pensioneve, sidomos për ata që kanë punuar në periudha me paga të ulëta. Nga 1 janari 2025, të gjithë ata që dalin në pension do të kenë përfitime të drejtpërdrejta nga aplikimi i pagave të reja për efekt të përllogaritjes së pensioneve.

Thelbi i këtij vendimi qëndron në rivlerësimin e pagës mbi të cilën janë derdhur kontributet ndër vite. Ky rivlerësim nënkupton që sa më e lartë të jetë paga e deklaruar (pas indeksimit), aq më i lartë do të jetë pensioni përfundimtar. Këshilli Administrativ i ISSH-së ka miratuar këtë vendim në mbledhjen e tij të fundit dhe aktualisht pritet miratimi përfundimtar nga qeveria, në mënyrë që tabela me koeficientët të hyjë zyrtarisht në zbatim. Koeficientët do të përdoren për të shumëzuar pagat e viteve të mëparshme dhe për t’i aktualizuar ato me pagat e periudhës më të fundit.

Koeficienti i ri dhe ndikimi në 83 profesione

Aktualizimi i pagave për vitet para 1994 dhe deri në janar 2025 do të bëhet përmes një koeficienti të ri, konkretisht 13.5%. Ky ndryshim do të reflektojë ndjeshëm në përllogaritjen e pensioneve për 83 kategori profesionesh. Në praktikë, kjo do të thotë që individët që kanë punuar në këto profesione do të përfitojnë pensione më të larta se më parë. Tradicionalisht, përllogaritja e masës së pensionit bazohet në pagat mbi të cilat janë paguar kontributet përgjatë viteve të punës. Megjithatë, për shkak të pagave shumë të ulëta gjatë periudhës së kooperativave bujqësore dhe viteve të tranzicionit, qeveria ka ndërhyrë çdo vit duke përcaktuar koeficientë të rinj për të rritur vlerën e pensionit dhe për ta bërë atë më të drejtë në raport me realitetin ekonomik të kohës kur jeton pensionisti.

Lexo edhe :  Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Vendimi zyrtar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, ISSH njoftoi miratimin e këtij vendimi të ri, i cili synon të ndikojë pozitivisht në llogaritjen e pensioneve për të gjithë ata që dalin në pension duke filluar nga 1 janari 2025. Sipas këtij vendimi, për çdo person që del në pension nga janari i vitit të ardhshëm, paga mesatare mbi të cilën do të llogaritet pensioni do të indeksohet me një koeficient të ri. Ky koeficient merr në konsideratë rritjen e çmimeve dhe ndryshimet ekonomike në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në masën e përfitimit. Rezultati i kësaj reforme është që pensioni fillestar për këta individë do të jetë jo vetëm më i lartë, por edhe më i drejtë, në përputhje me kontributet e tyre të shumvjeçare në skemën e sigurimeve shoqërore.

Përfituesit

ISSH vlerëson se rreth 40 mijë persona që do të dalin në pension nga janari 2025 do të jenë përfitues të drejtpërdrejtë të këtij ndryshimi. Sipas institucionit, koeficienti i ri i indeksimit do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për këta individë, duke e bërë pensionin e tyre më të harmonizuar me vlerën reale të kontributeve të paguara. “Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2025, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, thuhet në njoftimin zyrtar të ISSH. Në përfundim, ISSH garanton qytetarët se do të vijojë punën për të ofruar shërbime sa më të drejta dhe sa më efikase në kohë për të gjithë përfituesit e sistemit të sigurimeve shoqërore./e.t

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV