2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Objekti i ri është ndërtuar me një investim prej 753 mijë eurosh dhe përfshin një sipërfaqe prej afër 3,980 metrash katrorë.

Në këtë stacion do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila do të ketë për detyrë garantimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve të denja për punonjësit e Policisë së Kosovës, duke nënvizuar se ky objekt do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit në parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive tjera të jashtëligjshme.

Ai shprehu falënderime për të gjithë aktorët e përfshirë në këtë projekt, përfshirë operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, AKI-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për bashkëpunimin e suksesshëm që mundësoi përfundimin e objektit vetëm gjashtë muaj e gjysmë pas vendosjes së gurthemelit, më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Ky stacion pritet të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe kontrollin më efikas të kufirit me Serbinë. m.p.

Të fundit

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të...

Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e...

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

Lajme të tjera

Web TV