Përplasjet për Teatrin/ Policia shoqëron 64 persona, 7 të arrestuar dhe 7 efektivë të lënduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shembja e Teatrit Kombëtar gjatë mëngjesit të së dielës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë duke pasuar me 64 persona të shoqëruar dhe 7 të arrestuar.

Përmes një deklarate zyrtare, Policia e Shtetit thotë se qysh prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 maj 2020, me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, uniformat blu vijojnë të jenë në mbështetje të aksionit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për ti hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Në deklaratë thuhet se gjatë kryerjes së detyrës, forcat e policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë.

Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 7 persona B. A., 38 vjeç; K. Q., 37 vjeç; S. N., 35 vjeç; R. L., 35 vjeç; E. M., 33 vjeç, B. T., 30 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Lexo edhe :  Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 21 persona.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit.

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV