Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BEN ANDONI

A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon asnjëherë zgjedhjet PD-ja? Pse nuk kihet tashmë besim as tek numëruesit partiakë? Pse shqiptari nuk bën dot zgjedhje të mira?

Një varg pyetjesh qëndrojnë sot mbi publikun. Por PD-ja i ka dalë para dhe vazhdon të akuzojë për çdo ditë. Me imazh, video dhe përmes kryetarit Berisha, ajo nuk lë moment pa treguar të gjithë procesin e manipuluar, sipas tyre. Nga ana tjetër, nga PS-ja jo vetëm që nuk ka përgjigje, por shkohet një hap më tej: Po përgatiten për të bërë trajnimin e ligjvënësve të tyre! Një shkollë për njerëzit që do bëjnë dhe do kalojnë ligjet e shtetit shqiptar!

Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar dhe atyre që tek PD-ja ngacmojnë votat e njëri-tjetrit?! Plot 35 vite pas rënies së Socializmit, Shqipëria haset me problematika të mëdha në të gjitha anët. Dhe, një pyetje që vjen në formë instiktive: Pse është kaq i vështirë normaliteti në Demokraci?!

Mbase përgjigja vjen me ndihmën e përhertë nga letërsia. Svevo thoshte se: “Besoj se jeta është shumë më origjinale sesa ajo që jam unë në gjendje të trilloj”. Kurse Melville shkonte një hap më parë “Jeta është më e çuditshme sesa trillimi”. Në fakt, jeta në Shqipëri dhe jo vetëm po bëhet gjithnjë e më e pabesueshme në realitetin e hidhur, sesa ajo ç’mund të sajojë fantazia njerëzore.

Dhe, fantazia e politikanëve shpesh të bën të ndalesh dhe të kuptosh se çfarë po ndodh me vendin tonë me ligjet e reja që imponon maxhoranca, e cila si flamur mban tashmë integrimin dhe për fat era evropiane po ia hap Shqipërisë grupkapitujt një e nga një. E paimagjinueshme as ta çoje ndërmend këtë kohë më parë. Ashtu si e lodhshme dhe po aq e paparë, ajo që sjell opozita për ditë.

Lexo edhe :  Propozuesit 'ilegalë' të një debati publik mbi Kodin penal

A është jeta që shikojnë politikanët më e sofistikuar se trilli. Me sa duket po, përderisa, njëra palë i afrohet pareshtur në të gjithë rrëfimin e saj integrimit (me handikapët e pafund të shoqërisë), kurse tjera batërdisë së vendit, që e shikon me zgjedhjet, korrupsionin dhe banditizmin…, të cilat ajo i rendit të detajuara dhe të shkoqura, sikur të jenë krijuar enkas. A po jetojmë në realitet apo në trillin politik?! Kur shikon, se situata nuk ndryshon prej më shumë se një dekade, duhet të jemi në një trill, që e shikojmë ne të gjymtuarit, ose çyrykët… si realitet. m.p.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV