E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital të moshuarin

Autoritetet kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më Fushë-Milot të Kurbinit, ndërsa 70-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, 33-vjeçari me iniciale F. M., teksa ishte i izoluar në ambientet e paraburgimit, ka goditur me kokë murin duke pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është dërguar në spitalin e Lezhës për mjekin teksa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar, banues në të njëjtin vend.

Aktualisht, 70-vjeçari, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F. M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve dhe shoqërimin e shërbimeve të Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./E.T