BE-ja për Teatrin: Keqardhje që zëri ynë nuk u dëgjua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Reagim të ashpër pati edhe nga presidenti i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk, që e quajti shembjen e Teatrit kundër çdo vlere evropiane.

Komisioni Evropian reagoi ndaj vendimit të autoriteteve shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar. Zëdhënësja Ana Pisonero shprehu shqetësim për përdorimin e dhunës nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve si dhe keqardhje që zëri i Komisionit nuk u dëgjua.

“Shembja e Teatrit Kombëtar erdhi në një moment kur Komisioni bëri thirrje për dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile. Ne sheshim keqardhje që kjo thirrje nuk është dëgjuar nga autoritetet vendore dhe qendrore. Ne po ndjekim me shqetësim të madh gjendjen në terren dhe bëjmë thirrje që përdorimi i dhunës të jetë proporcional nga ana tjetër u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje,” tha Pisonero.

Reagim të ashpër pati edhe nga presidenti i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk. Ai e dënon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe e quan atë kundër çdo vlere evropiane. Tusk gjithashtu thotë se përdorimi i dhunës dhe intimidimi i protestuesve, shoqërisë civile dhe artistëve është i papranueshëm.

Teatri Kombëtar ishte shpallur monument i rrezikuar nga organizata Evropa Nostra e cila nga ana tjetër kishte siguruar edhe një fond për restaurimin e tij. Gjithashtu komisioneria evropiane për edukimin dhe kulturën Mariya Gabriel kërkoi dialog mes palëve.

Por asnjë prej thirrjeve të ndërkombëtarëve nuk dëgjua dhe pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërtesa e teatrit u shemb në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa policia iu përgjigje me dhunë rezistencës së aktivistëve dhe qytetarëve.

Lexo edhe :  Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Deri tani ka dy padi ndaj kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe një tjetër pritet të shtohet për projektin e teatrit të ri.

Të fundit

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

Lajme të tjera

Web TV