“Rinumërimi, mjeti i Saliut për të bërë pis procesin!” Ndërkohë, Jorida Tabaku po rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi procesin e rinumërimit të votave, duke vënë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë pas kërkesës së bërë nga PD.

Sipas Sulës, pasaktësitë e konstatuara deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa e cilësoi këtë si një përpjekje për të nxirë procesin.

“Fenomeni i vjedhjes ka ndryshuar nga zgjedhjet në zgjedhje. Kush mendon se hajdutllëku është në kuti në vitin 2021 apo 2025 është ‘idiot politik’. Sot gjithçka bëhet ndryshe. Megjithatë, kjo metodë aktuale është e pafuqishme për të ndryshuar rezultatin në mënyrë thelbësore.”-u shpreh ai.

Sipas tij, qëllimi i PD nuk është të provojë manipulimin, por të hedhë hije dyshimi mbi procesin: “PD nuk ka më prova për të cilat mund të mbështesë një ankim të fuqishëm. Ajo thjesht synon ta bëjë procesin pis.”

Sula theksoi se procesi elektronik i numërimit është më i sigurt, pasi komisionerët janë të emëruar nga vetë partitë dhe nuk mund të shiten apo blihen.

Ai shtoi gjithashtu se nga gjithë kjo situatë përfiton vetëm një person: “E gjithë kjo i intereson vetëm Sali Berishës, për të larguar vëmendjen nga presioni që ka për të dhënë dorëheqjen.”

Në debat u përfshi edhe juristi Rezart Kthupi, i cili vuri në dukje se rinumërimi ka zbuluar raste të “trafikimit të votës”: “Nëse i analizojmë votat e trafikuara, numri i tyre pritet të jetë edhe më i lartë.”

Ndërkohë, gazetari Andon Kello raportoi se në Bashkinë e Kamzës, kandidatja Jorida Tabaku është duke rikuperuar vota gjatë rinumërimit. m.p.

Të fundit

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë...

Abuzimet e mikrokredive, ndërhyn Banka: Nëse merrni kredi konsumatore…

Për një kredi deri në200 mijë lekë, ai që merr hua në bankë apo institucionet e mikrofinancës do të paguajë maksimalisht normë interesi 62.2...

Simbolet e karabinierëve: historia, uniforma, ngjyrat, motoja dhe tradita e forcës

Zbuloni kuriozitetet dhe simbolet historike të Karabinierëve: granatën, ngjyrat, uniformat, moton dhe stemën. Një udhëtim në identitetin e Karabinierëve. Karabinierët janë shumë më tepër sesa...

Kakavijë/ Tentoi të kalojë kufirin me 14 mijë euro, procedohet penalisht 40-vjeçari

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 40-vjeçar pasi u kap me 14 mijë euro të padeklaruara teksa tentoi të kalonte shtetin shqiptar. Sipas...

Policia parandalon ngjarjen e rëndë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës, në fshatin Dobraç. Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka...

Lajme të tjera

Web TV