Mekaniku turk është bërë më mirditor se mirditorët: Kam 10 vite këtu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej më shumë se një dekade Ümit Yildirim është bërë pjesë e komunitetit mirditor. 46 vjeçari nga Turqia punon mekanik në një kompani turke që operon në sektorin minerar.

Me një buzëqeshje të ngrohtë që e karakterizon dhe duar të lodhura nga puna, Ümitin e gjejmë mes kolegëve shqiptarë, duke ndarë përvojën dhe profesionalizmin që e ka ndjekur prej vitesh në këtë profesion. Edhe pse fillimisht gjuha shqipe i është dukur shumë e vështirë, sot ai arrin të komunikojë me siguri, falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe dëshirës për t’u integruar. Po kështu ka mësuar më së miri zakonet e mirditorëve.

“Në Turqi ka kallaballëk këtu në Shqipëri është shumë qetë. Gjuhën e kam mësuar edhe pse është e vështirë, kam bërë dhe kurs. Unë njoh 80 për qind të banorëve të Mirditës dhe askush s’më ka sjell shqetësim. Unë trokas në çdo portë dhe më ofrojne kafe e çaj”, tha Ümit Yildirim.

Pavarësisht largësisë nga familja në Turqi, Ümiti ka zgjedhur të qëndrojë në Mirditë për arsye ekonomike. Ai shprehet se këtu siguron më shumë të ardhura, pasi kostoja e jetesës është më e ulët krahasuar me vendin e tij. Megjithatë, lidhja me familjen mbetet e fortë dhe ai udhëton drejt Turqisë vetëm dy muaj në vit, për të kaluar kohë me të dashurit e tij.

“Në Turqi janë gjërat më shtrenjtë këtu janë më lirë ndaj unë arrij të kursej. Qendroj 10 muaj këtu dhe 2 muaj pranë familjes”, tha ai. m.p.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV