Gallata e rinumërimit: PD hesht, PS leh si qen kazanësh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA MYSLIM MURRIZI

Po shoh që PS ka “kundërshtuar” vendimin e KAS-it për mosnjohjen si të vlefshme të votave për kandidatët, ku shenja votuese nuk është vënë në kuadrat, por në mes të emrit ose në fund të emrit.

Parimisht, sa kohë që vullneti i zgjedhësit duket qartë i shprehur, pavarësisht ku është vendosur shenja e votuesit, vota quhet e vlefshme dhe duhet numëruar si e tillë për çdo kandidat në listën e hapur.

Por ajo që më habit shumë është heshtja e PD-së për këtë fenomen, si dhe “lehja” e PS-së vetëm me shkresa ndaj KAS-it.

Kodi Zgjedhor e përcakton qartë që kur KAS nuk e merr parasysh një ankesë, atëherë çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Sa kohë që PS nuk do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për këtë fenomen, mund të mos na çajë shumë tr* me lehje publike si qen kazanësh për shou.

Ndërsa PD, siç duket, nuk ka asnjë interes për votat e kandidatëve të listës së hapur, sepse ata që i kishte merak i mbylli në listë duke i emëruar deputetë, pa iu nënshtruar as primareve, ngaqë janë “ajka” dhe “elita” opozitare. m.p.

Të fundit

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth,...

Ish-Presidenti u la pas hekurave/ Avokati: Ilir Meta nuk mposhtet kollaj

Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të...

Izraeli bombardoi Damaskun/ Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta!

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzë dhe të drejtave të tyre është "prioriteti ynë",...

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i...

Gruaja greke organizoi me të dashurin vrasjen e ish-burrit! Roli i dy shqiptarëve në krim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ku një grua, dyshohet se së bashku me të dashurin e saj, ka organizuar vrasjen e ish-bashkëshortit...

Lajme të tjera

Web TV