“Në fillim forca, më pas paqja”, Netanyahu reagon pas sulmeve të SHBA-së në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të bombarduar tre centrale bërthamore në Iran si “të guximshëm, të drejtë dhe historik”.

Në një video-mesazh, Netanjahu është shprehur se  “Amerika ka bërë atë që asnjë vend tjetër nuk mund ta bëj”.

” Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do ta ndryshojë historinë “, tha Netanyahu pasi Trump njoftoi bombardimin e tre centraleve bërthamore iraniane nga SHBA-të.

Netanjahu, falenderoi Trumpin për krijimin e një “pike kyçe në histori” që sipas tij do të “ndihmojë në udhëheqjen e Lindjes së Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje prosperiteti dhe paqeje”.

“Unë dhe Presidenti Trump shpesh themi, paqje përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja“, tha Netanyahu.

Ai shtoi se sulmet amerikane u kryen në koordinim me Izraelin dhe tha se premtimi për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit ishte përmbushur.

/E.T

Të fundit

Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të...

Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Nga Sophia Smith Galer Pavarësisht gjithë diskutimeve për të adresuar problemin, gjendja është përkeqësuar. Dhe kjo është e pafalshme kur mund të bëjmë kaq shumë. Shumë...

Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi një mesazh urimi popullit dhe qeverisë së Ukrainës, duke shprehur dëshirën...

Përmbyset gomonia me 68 pasagjerë, tre motra minorene humbin jetën

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt...

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet...

Lajme të tjera

Web TV