Turizmi mjekësor në Shqipëri në rritje, të huajt tërhiqen nga çmimet e ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Një tjetër sektor po pëson rritje duke tërhequr vëmendjen gjithnjë e më shumë të vizitorëve nga e gjithë bota, turizmi mjekësor.

Për pacientët e huaj, shpesh janë rezultatet konkrete të të afërmve që i bindin të udhëtojnë drejt Shqipërisë për shërbime mjekësore. Kështu ndodhi edhe me Mauriozon, 50 vjeç nga Italia i cili prej një jave ndodhet në Tiranë, për të kryer një ndërhyrje dentare.

“Kam zgjedhur Shqipërinë sepse kam parë rezultatin të disa punëve, të bëra nga të afërmit e mi dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Edhe unë kam pasur mundësinë ta konstatoja, dhe Shqipëria ka një avantazh në çmim, i cili është më i ulët se vendet e tjera.

Vajza dhe ish-bashkëshortja ime kanë ardhur, kanë qënduar disa ditë, dhe shërbimi bashkë më cmimet në Shqipëri kanë qenë shumë të mira dhe ato kanë mbetur të kënaqura.”, tha ai për Vizion Plus.

Sipas ekspertëve, çmimet e lira dhe koha e shkurtër e realizimit të trajtimeve bëjnë që shumë të huaj t’i drejtohen vendit tonë për shërbimet dentare dhe ato estetike.

“Shqipëria është kthyer 5-vjeçarin e fundit në një destinacion qoftë edhe turistik por edhe për shërbimin mjekësor dhe atë dentar. Lidhet me disa faktorë, kryesisht me kohën e shkurtër të punimeve të cilët ata mund të përfundojnë në Shqipëri.

Gjithashtu lidhet edhe me çmimet që ne mund të ofrojmë si dhe me sigurinë dhe standardin që ata mund të marrin te ne.  Kursimi që pacienti mund të bëjë është edhe gjysëm për gjysëm me çmimet e vendeve përkatëse”, thotë mjekja stomatologe, Drilona Gjura.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

“Kanë një kosto shumë më të ulët, 50% më pak se vendet e tjera të BE-së. Numri ka ardhur në rritje nga muaj në muaj, pasi bisedojnë me familjarët e tyre duke bërë që ata të kthehen”, thotë kirurgia Albiona Saliaj.

Të huajt vinë nga çdo vend i botës për turizem mjekësor, por italianët janë ata qe dominojnë./e.t

Të fundit

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV