Zjarret në Divjakë dhe Lushnje, arrestohet një 64-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë orëve të fundit, dy zjarre aksidentale kanë përfshirë sipërfaqe me pemë dhe tokë bujqësore në zonat e Divjakës dhe Lushnjes.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 64 vjeç, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. Ç.

Të dy personat dyshohen si shkaktarë të zjarrvënieve aksidentale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 64 vjeç, banues në fshatin Karavasta, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe toke dhe disa rrënjë ullinj të motrës së tij”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori për procedim penal ndaj L. Ç., banues në Karbunarë e Madhe. Ai dyshohet se nëpërmjet zjarrit që ka ndezur në tokën e tij, për të djegur mbeturina, ka dëmtuar disa pemë frutorë”, njofton policia. m.p.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV