Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Ky angazhim vjen si pjesë e një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të miratuar më 11 qershor, për t’u ofruar mbrojtje të përkohshme shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan. Po ashtu, një ditë më herët, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës së presidentit Donald Trump të rifillojë menjëherë me dëbimet e migrantëve drejt vendeve të tjera – përveç atyre të origjinës – duke shfuqizuar përkohësisht urdhrin gjyqësor, me të cilin kërkohej që migrantët të kishin mundësi ta kundërshtonin dëbimin.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Qeveria në detyrë e Kosovës tha se rastet e të ardhurve në Kosovë do të shqyrtohen ndaras nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa mbrojtja e përkohshme do të zgjasë deri në një vit. Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, do të vlerësohen kushtet në vendin prej nga vijnë këta persona dhe do të ndërmerren edhe masa për kthimin vullnetar të tyre.

“Bazuar në legjislacionin tonë në fuqi, personave që janë në mbrojtje të përkohshme, shteti i Kosovës u ofron kushte themelore për jetesë, që përfshin strehim, akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pako higjienike, si dhe qasje në kujdes shëndetësor, përfshirë: kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjeve”, thuhet në deklaratën e Qeverisë në detyrë të Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

 

Aty, po ashtu, theksohet se Kosova ka përvoja të mëparshme me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për qytetarë nga vendet e treta. Si shembull përmendet strehimi i shtetasve afganë në vitin 2021, në bashkëpunim me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe pranimi i gazetarëve ukrainas përmes programit “Gazetarët në Rezidencë”. Sipas Qeverisë, këto përvoja dëshmojnë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të afta të menaxhojnë procese të tilla.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët se autoritetet kosovare do të punojnë “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit”. Disa diplomatë amerikanë dhe analistë e kanë komentuar dakordimin e Kosovës si “gjest të rëndësishëm simbolik”, por kanë theksuar se një gjë e tillë nuk e ndryshon thellësisht dinamikën e marrëdhënieve mes dy vendeve./Rel/kb

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV