Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili denoncoi se po i hiqen vota qëllimisht, edhe përse vullneti i votuesve sipas tij është shprehur qartazi.

Alimehmeti bie dakord me socialistin për këtë rast dhe kërkon nga KAS që të mbajë përgjegjësi për këto vota që njëherë janë numëruar si të vlefshme dhe tashmë në procesin e rinumërimit nuk i konsideron.

“Në radhë të parë ky është një fenomen që e kemi parë shumë në fletët e votimit. Kjo është shprehje e vullnetit të votuesit. Pastaj e ka të vlefshme apo jo KQZ është çështje teknike. Votuesi është shprehur te mbiemri dhe nuk ka asnjë cudi që 1 në 200 veta ka votuar te mbiemri. Pastaj e numëron KQZ apo jo, i takon asaj. Por e numëron njëherë dhe pastaj jo, edhe këtë duhet ta shpjegojë.

KAS ka vendosur që të gjitha këto të mos i numërojnë. Braçe këtu ka të drejtë. Këto nuk janë të shtuara. Ata nuk e quajnë të vlefshme, por kjo është shprehje vullneti. Nuk mund t’i ngatërrosh këto me vota të vjedhura”, tha Alimehmeti. m.p.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV