Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më i madh i sigurisë në historinë e Holandës.

Në dy ditët e takimit u morën vendime thelbësore për përballjen me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes në nivele që nuk janë parë që prej Luftës së Ftohtë.

BBC sjell 5 momentet kyçe nga ky takim:

Rritje drastike e shpenzimeve për mbrojtjen

Aleatët ranë dakord për një objektiv ambicioz: rritjen e shpenzimeve ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda një dekade, një rritje të konsiderueshme nga shifra aktuale prej 2%, që aktualisht nuk përmbushet nga 8 prej 32 vendeve anëtare. Nga këto 5%, vetëm 3.5% duhet të shkojnë drejtpërdrejtë në shpenzime bazë për trupa dhe armatime, ndërsa 1.5% mund të përdoren për shpenzime të lidhura me mbrojtjen si mbrojtja e infrastrukturës kritike, mbrojtja e rrjeteve, përgatitja civile, inovacioni dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes.

“Një për të gjithë, të gjithë për një”

Neni 5 i Traktatit të NATO-s, që garanton se një sulm ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve, u riafirmua fuqishëm gjatë samitit. Pas disa polemikave nga presidenti Trump mbi këtë parim, ai vetë u shpreh se qëndron fort pas këtij angazhimi dhe ishte pjesë e samitit për të mbrojtur atë.

Qëndrimi ndaj Rusisë

Shumica e vendeve anëtare e konsiderojnë Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë, duke përmendur shpesh “luftën brutale të agresionit” të Moskës në Ukrainë. Komunikata përfundimtare theksonte rrezikun afatgjatë nga Rusia dhe mbështetjen e qëndrueshme për Ukrainën, pa e dënuar në mënyrë specifike Moskën.

Konflikti mes Trump dhe kryeministrit spanjoll Sánchez

Lexo edhe :  “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, u përball me kritika të forta nga Trump, i cili e akuzoi Spanjën për “shfrytëzim”. Spanja është ndër vendet me shpenzime më të ulëta në NATO, vetëm 1.24% të PBB-së, dhe Trump kërcënoi me masa tregtare. Sánchez u duk i largët gjatë fotove zyrtare, dhe marrëdhënia e tij me presidentin amerikan doli e tendosur.

Momenti i çuditshëm: Rutte i thotë Trump “baba”

Në një nga momentet më të pazakonta të samitit, Sekretari i NATO-s Mark Rutte i referohet Trump si “babai” duke e komplimentuar për veprimet e tij të ashpra në politikën ndërkombëtare. Trump e mori këtë me humor, duke thënë se nëse Rutte nuk do ta donte, ai do të “kthehej dhe do ta godiste fort”./kb

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV