Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist.

Ëonsan Kalma në bregun lindor do të hapet për turistët vendas më 1 korrik, gjashtë vjet pasi ishte planifikuar të përfundonte, por nuk është e qartë se kur do të mirëpresë të huajt.

Kim u rrit në luks në Wonsan, ku shumë nga elita e vendit kanë vila private, dhe është përpjekur ta transformojë qytetin, i cili dikur kishte një vend për testimin e raketave.

Media shtetërore KCNA pretendon se resorti mund të akomodojë deri në 20,000 vizitorë, duke zënë një shtrirje plazhi prej 4 km, me hotele, restorante, qendra tregtare dhe një park ujor.

E kritikuar ashpër për dekada të tëra për programin e saj të armëve bërthamore, Koreja e Veriut është ndër vendet më të varfra në botë. Ajo i shpenzon shumicën e burimeve të saj në ushtri, monumente që zbukurojnë imazhin dhe kultin e familjes Kim që ka drejtuar vendin që nga viti 1948.

Disa vëzhgues thonë se kjo është një mënyrë e lehtë për Phenianin për të fituar para. Ndërsa turistët e huaj lejohen të hyjnë, grupet turistike kryesisht vijnë nga Kina dhe Rusia, vende me të cilat Pheniani ka ruajtur prej kohësh marrëdhënie miqësore.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV