Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec.
Kjo rënie vjen si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta që shpeshherë tejkalojnë 30°C. Rënia e nivelit të ujit është me disa metra krahasuar me periudhat normale të vitit.
Gjendja është e pranishme edhe në lumenjtë që furnizojnë këtë liqen, ku prurjet janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja sezonale. Sipas parashikimeve, muajt në vijim do të shënojnë temperatura të larta, gjë që pritet të thellojë më tej rënien e nivelit të ujit në rezervuar.
Kjo situatë rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në sistemin energjetik të vendit, duke rritur nevojën për import të energjisë elektrike, një kosto që nuk mund të shmanget në kushtet aktuale hidrike.
Pas një ndërhyrjeje të mëparshme me anije teknologjike për pastrimin e sipërfaqes së liqenit, si dhe përpjekjeve të grupeve vullnetare dhe institucioneve për pastrimin e mbetjeve, ndotja nuk është më./kb