Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj i madh dhe i bukur” dhe që u diskutua në Senat.

Sipas themeluesit të Tesla-s dhe SpaceX, ish-anëtar i administratës Trump, versioni i fundit i ligjit fiskal është “krejtësisht i çmendur dhe shkatërrues”, “do të shkatërrojë miliona vende pune në Amerikë dhe do t’i shkaktojë vendit tonë një dëm strategjik të jashtëzakonshëm!”.

Në një postim në X – rrjeti social që është në pronësi të tij – Musk ka shkruar se ligji “jep lëmosha për industritë e së kaluarës, ndërsa dëmton rëndë industritë e së ardhmes”.

Ndërkohë që Musk postonte në X, dhe në Senat bëhej llogaritja e votave për miratimin e ligjit të shpenzimeve, Trump po luante golf me senatorët republikanë Rand Paul dhe Lindsey Graham. Ky i fundit postoi një foto në X ku shfaqet i buzëqeshur përkrah presidentit. “Gëzuar ditën e ligjit të madh dhe të bukur!”, shkroi ai.

Në fillim të qershorit, Trump dhe Musk patën një përplasje të bujshme dhe shumë të ashpër publike. Pas largimit të Musk nga Departamenti për Efiçencën Qeveritare (Doge), ai nisi të kritikonte ligjin e buxhetit, dhe Trump e sulmoi publikisht gjatë një konference për shtyp. Musk në atë moment nisi të postonte kundër tij në X, duke shkaktuar një reagim të furishëm. Ja disa nga shkëmbimet e atyre orëve:

(Trump) “Po bënte një punë të mirë (në Doge) jam i sigurt se ai vend do t’i mungojë. Jam i zhgënjyer, e kam ndihmuar shumë. Kisha një marrëdhënie të mirë me Muskun, nuk e di nëse do të kemi më”.

Lexo edhe :  SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

(Musk) “Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Republikanët do të ishin 51-49 në Senat. Sa mosmirënjohje!”./kb

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV