Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën

Këtë të hënën, në orën 10:00, në ambientet e Gjykatës së Posaçme do të zhvillohet seanca e parë për gjykimin në themel të dosjes “Partizani”.

Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Xhim Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financieria, Andia Pustina të cilët do të përballen me drejtësinë në lidhje me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha do te gjykohet për akuzën e Korrupsionit Pasiv të zyrtareve të lartë. SPAK pretendon se në cilësinë e kryeministrit, ai favorizoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në përfitimin e pronës.

Berisha është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij, ndodhet nën masën e “arrestit në shtëpi” megjithëse Malltezi ka apeluar vendimin edhe Gjykata e Lartë e refuzoi pak ditë me parë kërkesën e tij, duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake nga SPAK dhe kalimit të dosjes për gjykim, kjo do të jetë hera e parë kur palët përballen në sallën e gjyqit për të diskutuar në themel akuzat e ngritura./kb

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV