Ekipi i OKB në Shqipëri: Shqetësim pas tensioneve që pasuan shembjen e Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri reagon për situatën e krijuar në vend pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërsa theksohet se OKB po ndjek me shqetësim zhvillimet, kërkohet që të ketë transparencë, dialog si dhe të shmangen rreziqet që do të dëmtonin unitetin kombëtar.

“?Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka vërejtur me shqetësim tensionin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës 17 maj.

OKB në Shqipëri nënvizon rëndësinë e forcimit të unitetit të kuptimtë kombëtar dhe ndërtimin e besimit midis autoriteteve dhe popullatës, veçanërisht gjatë administrimit të pandemisë Covid-19.

Më shumë se kurrë, përpjekjet e shtuara për të siguruar dialog e transparencë dhe dhënia e më shumë kohe për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi mund të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të dëmtojnë unitetin kombëtar.

OKB në Shqipëri vëren rëndësinë e së drejtës së protestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike”, thuhet në njoftim./b.b/Fjala.al

Të fundit

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV,...

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Lajme të tjera

Web TV