Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies: Qeveria të heqë taksat për sektorin e turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pandemia COVID-19 shkaktoi dëme të shumta ekonomike për baret dhe restorantet, do të nevojiten 2-3 vite për të arritur në nivelet ku ishim”. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Fjala” Ardeta Koci, presidente e Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqenies.

Përfaqësuesja e shoqatës e cila është aktive prej vitesh tashmë për problemet shoqërore-ekonomike të mjedisit ku jetojmë, tregon problemet që kanë hasur baret gjatë dy muajve të fundit.

Ndërkohë Koçi thekson se është e rëndësishme që qeveria të ndërhyjë deri në heqjen e taksave për sektorin e turizmit, me qëllim që këto biznese të ofrojnë çmime dysheme për të gjithë pushuesit.

Si e vlerësoni vendimin për hapjen e bareve dhe restoranteve, a është i zbatueshëm protokolli i vendosur?

Ne si grup interesi mendojmë që vendimi për hapjen e këtyre bizneseve është i duhuri, por hapja vetëm për hapësirat e jashtme është penalitet, kur e dimë mirë që shumë pak biznese posedojnë hapësira të tilla. Ndërkohë jemi plotësisht dakord që të ketë protokolle që mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe stafeve të shërbimit në të njëjtën kohë. Por nuk mund të jemi kurresesi dakord për protokolle që hartohen nga persona, jo ekspertë, të cilët as që e kanë idenë se si mund të vihen në zbatim këto protokolle.

Si i konsideroni paketat mbështetëse të qeverisë për sektorin tuaj?

Për paketat mbështetëse deri tani, mund të themi që janë më mirë se asgjë, por asnjëherë mjaftueshëm në krahasim me dëmin që kanë pësuar këto biznese, dëme të cilat u përshkallëzuan që nga koha e tërmetit të 26 nëntorit. Pa përmendur këtu mënyrat e aplikimit dhe procedurat burokratike.

Çfarë propozoni të ndryshojë për t’i ardhur më shumë në ndihmë këtij sektori?

Lexo edhe :  Euro 'në vend numëro', mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Është thelbësor sensibilizimi i të gjithë pushueseve shqiptarë për t’i kaluar pushimet brenda vendit. Por vetëm kjo nuk do të mjaftonte, nëse qeveria nuk do të ndërhynte deri në heqjen e taksave për sektorin e turizmit, me qëllim që këto biznese të ofrojnë çmime dysheme për të gjithë pushuesit.

Ekonomia shqiptare është kryesisht e mbështetur në shërbime. Sa jeni dëmtuar ju ekonomikisht gjatë kësaj periudhe dhe çfarë strategjie do të ndiqni për rimëkëmbjen?

Siç e thashë edhe më lart, dëmet janë kolosale, dhe do të nevojiten 2-3 vite për të arritur në nivelet ku ishim. Strategjia e rimëkëmbjes duhet të fillojë nga lart, nga qeveria me specialistët përkatës, pasi në këtë proces zinxhir është e pamundur të bëhen strategji individuale, kur zbatimi është kolektiv.

Të fundit

“Nesti Angoni” nuk është ai që na gënjyen kaq kohë

Mero Baze Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e...

“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në pushtet si një moment "shoku" që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë...

Analiza e VOA: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë. Tabaku u shpreh...

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme...

Lajme të tjera

Web TV