Berat/Shkrumbohet totalisht banesa, shpëtojnë mrekullisht familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Vodëz të Njësisë Administrative Lumas.

Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrfikës nga qyteti i Kuçovës, banesa është shkrumbuar totalisht.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit në një kohë rekord por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur.

Përpara mbërritjes së zjarrfikësve banorët kanë nxjerrë mes flakëve pa asnjë lëndim babain e moshuar të Skënderit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit energjitik të amortizuar dhe të vjetër.

Familjarët kanë bërë apel për ndihmë pasi nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë nga banesa dhe janë djegur të gjitha orenditë dhe veshjet./b.b/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV