Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më 26 korrik, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Policia e Sarandës bënë me dije se viktima, i identifikuar si O. J., është gjetur nga familjarët, ndërsa ndodhej në apartamentin ku ishte akomoduar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që materialet janë referuar për vlerësim pranë Prokurorisë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. m.p.

Të fundit

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV