Ambasadorja e SHBA: Jo më lojëra politike…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur sot të njëjtin qëndrim të ashpër si ditën e djeshme, kundër çdo pazari politik për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi.

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe të jetë pjesë e familjes evropiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, ju nuk mund ta keni këtë pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja s’janë pazare, por domosdoshmëri. Është koha të realizohen, dhe jo të bëhen lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhorja. Është koha që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre”, u shpreh ambasadorja Kim.

Dje, ambasadorja paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për një marrëveshje të fshehtë “për të vrarë reformën në drejtësi”.

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

Lajme të tjera

Web TV