Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar pasi bëri një turne në Anadoll me një Mercedes-Benz S63-E, që thuhet se vlen 32 milionë lira turke (670,000 euro).

Zgjedhja erdhi në një kohë kur Ministri i Financave Mehmet Simsek ka bërë thirrje të përsëritura për shkurtime të shpenzimeve publike.

Gjatë vizitës së saj në Karabık, Göktaş la në garazh makinën e saj elektrike Togg të prodhuar në vend me vlerë 2.63 milionë lira (55,000 euro), e cila është automjeti i saj zyrtar dhe preferoi të lëvizte me S-Class, që ka edhe sedilje masazhi.

Në mediat sociale, përdoruesit komentuan me sarkazëm duke shkruar: “Mos e lini Simsek ta shohë këtë”.

Çështja po merr vrull, pasi me një rregull të kohëve të fundit nga Ministria e Financave u kërkohet të gjitha organeve publike t’i përmbahen masave të rrepta shtrënguese, duke kufizuar shpenzimet e tyre në çdo nivel – nga udhëtimet deri te përdorimi i pronës shtetërore.

Me sa duket, Mahinur Özdemir Göktaş mendonte se kjo thirrje specifike kishte të bënte me të tjerët dhe jo me veten… Ministrja turke ka lindur në Belgjikë dhe gjithashtu mban shtetësi belge, ishte anëtare e parlamentit lokal të Brukselit dhe gjatë mandatit të saj ajo kishte refuzuar të merrte pjesë në heshtjen njëminutëshe në kujtim të gjenocidit armen.

Ajo ka qenë gjithashtu ambasadore e Turqisë në Algjeri nga viti 2022 deri në vitin 2023, ndërsa është interesante se nuk studioi drejtësi siç donte fillimisht sepse e kuptoi se nuk do të ishte në gjendje të fliste në gjykatë duke mbajtur… shami! m.p.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV