“Imuniteti i tufës” për koronavirusin, zhgënjehen suedezët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë që vendet e tjera të botës vendosnin karantinën, mbyllnin bizneset dhe kufizonin lëvizjet në mënyrë strikte, Suedia nuk bëri asgjë nga këto. Përkundrazi, vendi skandinav i mbajti shpresat tek përgjegjshmëria e qytetarëve të tij si dhe tek një fenomen i quajtur “imuniteti i tufës”.

Sipas këtij të fundit, njerëzit lihen që të ekspozohen ndaj virusit në mënyrë që ta kalojnë dhe të fitojnë imunitet ndaj tij. Më të rrezikuarit detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet fizike.

Gjithsesi, si duket vetëm 7.3% e popullsisë së kryeqytetit suedez Stokholmi ka zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit. Studimi zyrtar u krye në një kampion prej 1,118 testesh të kryera brenda një jave.

Sipas Anders Tegnell, epidemiologu suedez në krye të strategjisë së kontrollit të pandemisë pa karantinë dhe izolime në vend, shifrat janë më të ulëta nga ç’pritej. Përqindja është “pak më e ulët” sesa pritej “por jo shumë, mbase një ose dy pikë përqindje,” shpjegoi Tegnell.

Suedia ka regjistruar në prill muajin më vdekjeprurës në gati tri dekada. Zyra e Statistikave e Suedisë tha se 10,458 njerëz kanë humbur jetën në muajin prill.

Qasja suedeze ndaj koronavisrusit është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, për vetë faktin se numri i viktimave i ka tejkaluar ato në vendet fqinje që morën masa më të rrepta.

Sipas një studimi mbi bio-sigurinë i kryer nga Universiteti i New South Wales në Australi, “imuniteti i tufës është një mit”.

Studiuesit kanë sqaruar se, nëse do të hiqnim dorë nga kufizimet dhe karantina si masa sigurie për të frenuar infeksionin e koronavirusit dhe do të ekspozoheshim vullnetarisht, në mënyrë që të imunizoheshim natyralisht, do të kishte një numër shumë herë më të madh vdekjesh, do të thellohej kriza ekonomike si dhe do të ‘ricikloheshin’ pandemi të tjera./b.b/fjala.al

Të fundit

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lezhë. Burime bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV