Regjisori Budina nga Durrësi: Të rrëzojmë qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit këtë pasdite u vendos në Durrës për të vazhduar “betejën” në lidhje me teatrin.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë firmosur peticionin që godina e Teatrit të ngrihet sërish aty ku ishte.

Nga Durrësi regjisori Edmond Budina i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, e cila shembi Teatrin Kombëtar.

Sipas Budinës, nëse i gjithë populli ngrihet dhe bashkohet, Presidenti Meta do ta shpërndajë Parlamentin.

Fjala e plotë

Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë. Po të rrini në shesh keni të drejtën tuaj. Ju lutem mblidhuni këtu. Do na jepni krahë. Ne duam të kthejmë tempullin e protestës, jo vetëm të kulturës. Mos i lini këta kafshë t’ju lënë pa bukë.

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV