Një aksident automobilistik ja ndodhur ditën e sotme në Kurbin, në rrugën ‘Laguna-Patok’.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një grua duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Po ashtu mësohet se nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.p.